Bianconerët e përfunduan takimin që në gjysmën e parë duke shënuar tri herë, ndërsa edhe një herë realizuan në fraksionin e dytë.
Ishte vetëm fillimi i ndeshjes (4’), kur Arturo Vidal pranoi një top nga Paolo De Ceglie dhe i çoi në këmbë tifozët në Juventus Stadium.
Edhe më keq për Romën u bë pas ndërhyrjes së Maarten Stekelenburg në Marchision, me ç’rast për vendasit u akordua penalti, ndërsa portieri mysafir u përjashtua me karton të kuq.
Në gjysmën e dytë, Vucinic e ndali topin për Claudio Marchision, i cili shënoi një gol të bukur (52’) dhe vendosi rezultatin përfundimtar.
Me këtë fitore Juventusi shton diferencën për tri pikë kundrejt Milanit dhe mund të thuhet se e ka në dorë titullin e Italisë, megjithëse asgjë nuk ka përfunduar ende.





