Argjentinasi kërkohet nga shumë klube evropiane, mes tyre edhe nga pasanikët Paris Saint-Germain dhe Manchester City, por edhe zikaltrit duket të jenë konkurrentë seriozë.
Sipas një pike në kontratën e Lavezzit, klubi që është i interesuar për ta blerë atë duhet të paguajë 30 milionë euro.
Interi planifikon të ofrojë 15 milionë euro dhe në marrëveshje të përfshijë edhe Goran Pandev, Joel Obi dhe Marco Faraoni.





