IDENTIFIKIMI I PERSONIT NË BAZË TË TIPAREVE TË JASHTME

IDENTIFIKIMI I PERSONIT NË BAZË TË TIPAREVE TË JASHTME

Ta vërtetosh identifikimin e një personi do të thotë t’i vërtetosh ato karakteristika sipas të cilave ai dallohet nga personat tjerë.

Identifikimi i personit ka për qëllim: ta përcaktojë personin e kryersit të panjohur , a është ai person recidivist, t’i zbulojë emrat falso, të përcaktojë personalitetin e të sëmuarit shpirtror, ta vërtetojë identitetin e kufomës.

Mjetet për identifikimin kriminalistikë janë: lista abesedike,antropometria, daktiloskopia, monodaktiloskopia, kiroskopia, fotografia sinjalistike, fotografia e përshkruar, pyetja e dëshmitarit, ekspertimi i leternjoftimit.

ANTROPOMETRIA- Në vitin 1840 doli teoria se nuk dy njerzë që të kenë masa të njejta.
Metoda antropometrike u përdor në atë kohë për të bërë identifikimin e personit në bazë të matjeve kockore të trupit të njeriut,si:shtrati, gjatësia dhe gjërsia e kokës etj.
Kjo metod sjellte vështirësi, sepse njeri ndryshon gjatë rritjes, pastaj ngjajshmëria që kanë binjakët në pjesë të ndryshme të trupit etj.

FOTOGRAFIA E PËRSHKRUAR-Fotografia e jashtëme ose e përshkruar është përshkrimi më fjalë i karakteristikave të jashtëme të një personi.

Elementet e fotografis së përshkruar janë: trupi dhe mosha, shenjat morfologjike dhe shenjar hromatike.

Në vitet e mëvonë sistemi antropometrik pësoi një evulucion..Përveq shenjave anatomike (shenjat e trupit të njeriu, të fryrës , të fotografis sinjalistike) në këtë system u përfshimë edhe shenjat dinalike që tregoni format lëvizore të njeriut ( zërin, të folurit , gjestet, mimikën, ngjyrën e syve, të flokëve etj.) si dhe shenja të veqanta (si lythe,tatuazhe, etj)

Tërsi e këtyre shenjave mori emrin “identifikimi i personit në bazë të tiparëve të jashtëme”.

Sot përshkrimi antropometrik është zëvendsuar në qdo vend të botës me sistemin daktiloskopik.

Fotografia e përshkruar zbatohet në shërbimin e kërkimit, në përpunimin operativ-teknik dhe me rastin e identifikimit të kufomave të panjohura.