“Kur u largova nga Barcelona, i thashë vetes: Unë po largohem nga ekipi më i mirë në botë, por është një person që është problem për mua. Ai nuk është burrë, ai nuk tregon se ku është problemi. Por, pa e ditur se cili është problemi, atëherë unë u bëra burrë dhe u largova”.
“Për muaj të tërë kam ecur përreth dhe kam tentuar të gjej përgjigjet, kështu që në fund thash se nuk më duhet Barcelona dhe titujt e saj, unë do të shkoj diku ku mund të luaj lojën time dhe ku mund të marr përgjigje”, ka deklaruar Ibrahimovic.





