Bayerni sonte do të përballet me Realin, dhe Hoeness ka lënë anash anën sportive për t’u fokusuar në atë që e shqetëson më shumë pozitën e tij, anën financiare.
“Unë kam respekt të madh për këtë klub, emrin, traditën e tij. E vetmja gjë që nuk më pëlqen është se është një klub që ka një sukses të madh atletik por vet nuk i paguar borxhet e veta. Ky është një problem”.
“Unë kam reaguar ndaj lajmit për 750 milionë eurot borxhe ndaj shtetit të klubeve spanjolle. Unë nuk mund ta kuptoj këtë! Gjermania u jep njerëzve shumë para për të mbijetuar dhe atje ndodh kjo”.
“Mendoj se ju duhet ta trajtoni secilin në mënyrë të barabartë. Dhe për mua më duket e jashtëzakonshme që në Spanjë tre vite më parë ju paguanit maksimumin e taksës për lojtarë prej 25 për qind. Ishte një avantazh i mrekullueshëm për klubet spanjolle. Në Gjermani ne paguajmë 45 për qind”, ka thënë Hoeness.