“Ju mediat dëshironi të krijoni një betejë në mes meje dhe drejtuesve, por unë nuk jam i interesuar në këto gjëra. Kur ka nevojë të bisedohet me drejtuesit atëherë unë do ta bëj këtë në mënyrë private. Unë jam i interesuar për përmirësimin e skuadrës”.
“Unë nuk jam i turpëruar nga asgjë, jam krenar me lojtarët e mi për mënyrën se si ata stërviten dhe po ashtu për zhgënjimet të cilat i shoh në fytyrat e tyre kur ne pësojmë në një ndeshje”.
“Unë e marr përgjegjësinë për gjërat këtu, andaj t’i lëmë lojtarët të qetë. Sa iu desh Johan Cruyff për të fituar? Sa iu desh Alex Ferguson? Çdo trajner ka nevojë për kohën e tij”, ka thënë spanjolli.