Ishte minuta e 23-të kur Ivan Perisic kaloi vendasit në epërsi dhe me këtë rezultat u mbyll gjysma e parë.
Në gjysmën e dytë që u zhvillua në Signal Iduna Park, Shinji Kagawa e vulosi fitoren (59’).
Kur kanë mbetur edhe dy javë për t’u zhvilluar, Borussia Dortmundi gjendet tetë pikë përpara përcjellësit të parë Bayern Munich dhe shpallet kampion i Gjermanisë për sezonin 2011/2012.