Një dhelpër hyri gabimisht në një teatër.Aty kishte rroba e dekore të formave dhe të kohëve të ndryshme,por asaj i tërhoqën vëmendjen një grumbull maskash.
Kalonte nga një maskë te tjetra dhe imitonte personazhet e kthyera në maska.Lëshonte klithma të quditshme.Ishte kthyer në një aktore.Kërkoi dhe më mes maskave.Zgjodhi më të veçantën mes tyre.
Shiko ç’mrekulli,-tha me vete ndërsa vështronte maskën që mbante në duar,-megjithatë nuk krahasohet me mua…Unë për maskë kam fytyrën time dhe mund të mashtroj këdo që dua.