Mysafirët krijuan avantazh të dyfishtë në fillim të takimit me golat e Franco Di Santo (7’) dhe Jordi Gomez (8’).
Thomas Vermaelen arriti ta ngushtojë avantazhin (21’), mirëpo deri në fund të ndeshjes nuk pati gola të tjerë.
Arsenali mbetet në kuotën e 64 pikëve dhe nuk e rrezikon pozitën e tretë, ndërkaq Wigani largohet paksa nga fundi i tabelës.





