Zonja e Vjetër zbuloi më herët gjatë sezonit se sezoni 2011/12 do të jetë i fundit për 37-vjeçarin pas 19 vitesh me klubin, dhe sulmuesi ka konfirmuar se 20 maji do të jetë dalja e tij e fundit në fushë me fanellën bardhezi.
“Për momentin, siç qëndrojnë gjërat, Kupa e Italisë ndaj Napolit më 20 maj do të jetë ndeshja ime e fundit për Juventusin, pasi kontrata ime skadon në qershor. Unë preferoj të mendoj për të tashmen”.
“Dashuria që fansat kanë shfaqur ndaj meje çdo ditë është gjë e jashtëzakonshme. Pastaj çfarë do të ndodhë, do të ndodhë”, ka thënë Del Piero për La Gazzetta dello Sport.





