“Pep Guardiola mori një vendim si një njeri i Barcelonës dhe nuk kemi asgjë për të bërë pos që të pranojmë vendimin e tij dhe të jemi mirënjohës për atë që ka bërë”.
“Ai mendon se ai vendim është më i miri për të dhe Barcën. Unë e kuptoj atë dhe i dëshiroj çdo të mirë. Trajneri i ri? Nuk dua të influencoj zgjedhjet e klubeve sa i përket trajnerëve”, ka potencuar Del Bosque.





