“Ne kemi lojtarë të mirë të cilët mund të na kthejnë në maje, por na duhet besim, besim i madh në vetvete. Gjithmonë është e vështirë të kthehesh aty ku ke qenë, sepse ke qenë aq i mirë, aq lart”.
“Por, metoda e suksesit nuk ka ndryshuar aq, ne po punojmë shumë. Ne duhet të punojmë sa më shumë në mënyrë që ta kthejmë nderin e këtij klubi, klubit më të madh anglez”, ka deklaruar Dalglish.