Zonja e Vjetër gjendet dy pikë prapa liderit të Serie A dhe do të luajë në finale të Kupës së Italisë kundër Napolit, ndërsa trajneri ka frikë se në pjesën e mbetur të sezonit lojtarët mund të ndjehen të qetë pasi i kanë tejkaluar të gjitha parashikimet.
La Gazzetta dello Sport e ka cituar Conten të ketë thënë se përkundër lëvdatave dhe duartrokitjeve, realiteti në fushë kërkon sakrificë dhe se Bianconerët nuk kanë arritur asgjë ende.
“Të shohim kë e kemi përpara tash, sepse jemi mjaft të pjekur që të luftojmë deri në fund. Siç kam thënë më herët, ata (Milani) do të duhet të pështyjnë gjak deri në ndeshjen e fundit”, ka thënë trajneri i Juventusit.