Çka është Abd ?


Çka është Abd ?

Abd: (arab): Rob, (abd), do të tho­të rob, skllav, shërbëtor. 

Pë­r­doret edhe si parashtesë e shu­më emrave myslimanë: Abd­u­llah, Abdurrahman, Abdu­rra­h­im, Abdulaziz etj. 

Në kuptim­in doktrinar abd do të thotë gje­ndja e varësisë së plotë ndaj Zo­tit dhe nënshtrim ndaj vu­llnetit të Tij.  

Abd është gjendja vetëm para Zotit. Rob, shër­bë­tori i Zotit, nuk do të thotë një qenie e përbuzur, e mbërthyer në pra­nga, por qenia më e lirë.

 Të jesh rob në islam është liria më e madhe e mundshme nje­r­ë­zore, liri e cila nuk nën­ku­pton sund­i­m­in e njeriut mbi njeriun.

 Po ashtu abd është një prej atri­b­u­t­e­ve të Muhamedit a.s.: ....”ve esh­hedu enne Mu­h­ammeden abduhu ve resul­uh­u” (...dësh­m­oj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij”).