Besart Berisha ishte fantastik në këtë sfidë, duke shënuar në minutat finale të takimit dy gola të cilët i dhanë ekipit të tij titullin.
Fillimisht Ivan Franjic kaloi në epërsi Perth Gloryn në minutën e 51-të, para se Besart Berisha në minutën e 84 ta barazojë rezultatin.
Në minutat shtesë ishte edhe njëherë sulmuesi shqiptar ai që doli në skenë, duke nxjerrë nje penalti (90 +7’), të cilën ai me sukses e konkretizoi për 2-1, përkundër protestave të mysafirëve për simulim.
Besart Berisha pritet të jetë objektiv i ekipeve më të mëdha evropiane pasi është shpallur po ashtu edhe golashënuesi më i mirë në kampionatin australian me 21 gola.