Ish-kryeministri i Italisë është nervoz që Rossonerët do ta mbarojnë sezonin pa asnjë trofe të fituar, ndërsa Allegri i cili është në rrezik të madh ta humbë punën e tij, nuk do ta gjejë shpëtimin, pasi do të preket i pari nga sëpata e Berlusconit.
Pos tjerash, Berlusconi mendon që të largojë gjysmën e lojtarëve të ekipit aktual ëpr të sjellë shtatë-tetë lojtarë të rinj tejet kualitativ.
Këtu nuk mbaron spastrimi, pasi edhe njeriu që përgjigjet për formën fizike të lojtarëve, Daniele Tognaccini, mund ta shohë veten në shtëpi, kjo për shkak të lëndimeve të shumta që kanë përcjellur ekipin Rossoner gjatë gjithë sezonit.