Blaugranët kanë fituar tre nga pesë ndeshjet e fundit kundër Madridit vetëm në sezonin 2011/12, derisa kanë barazuar në dy tjerat, dhe Begiristain mendon se ndeshjet e mëhershme mund të luajnë rol sërish në takimin e të shtunës.
“Ju duhet t’i shikoni përballjet e mëhershme në mes të dy skuadrave, dhe Barcelona ka avantazh bazuar në rezultatet e mëhershme këtë sezon”, ka thënë Begiristain për EFE.
“Madridi edhe më tej do të kishte një pikë avantazh, por ndjenja se La Liga po u rrëshqet nga duart do të jetë edhe më e madhe. Duke parë 10 pikë avantazh të shkojnë në vetëm një, ndikon në ta”.
“Gjërat vërtet do të bëheshin të nxehta për pjesën e mbetur të sezonit. Të dyja ekipet do të duhej t’i fitonin të gjitha ndeshjet, dhe kjo nuk do të jetë e lehtë”, ka shtuar Begiristain.





