“Pas ndeshjes së parë, mendoj se Barcelona është favorit për të vazhduar tutje. Ky nuk është vetëm mendimi im, por është mendimi i përgjithshëm në Itali”.
“Megjithatë, edhe Milani ka një rast të mirë. Gjëja më e rëndësishme është që nuk pranuan gol në San Siro. Ndalja e sulmuesve të Barcës ishte punë e vështirë, por ai qëllim u arrit”, citon AS fjalët e Baresit.
Pas takimit pa gola në San Siro, Barcelona dhe Milani të martën mbrëma zhvillojnë ndeshjen kthyese çerekfinale në Camp Nou.





