Pas një sezoni zhgënjyes, katalunasit ishin në kërkim të një trajneri, ndërsa asokohe portugezi ishte pa punë dhe ishte kontaktuar nga drejtuesit e Barcës, të cilët megjithatë në fund vendosën ta angazhonin Guardiolan.
“Pep ishte një lojtar i shkëlqyer, nga radhët tona të të rinjve. Prandaj, ishte e lehtë për të që ta kuptonte sistemin dhe filozofinë që kemi”.
“Mourinho mund të kishte ardhur, ne kontaktuam me të, por Guardiola e di me saktësi se kush është Barcelona. Ai kishte përparësi ndaj Mourinhos”, ka thënë Begiristain për Sky Sport.