‘El Clasico’ fillimisht ishte caktuar të luhej të dielën (më 22 prill), mirëpo nuk ishte caktuar një datë përfundimtare. Tani është vendosur që dy klubet nga kreu i tabelës të takohen një ditë më herët.
Në ndeshjen e parë kampionale të zhvilluar në Santiago Bernabeu, Barcelona fitoi me rezultat 3-1. Ndërkaq, kjo ndeshje do të jetë mjaft e rëndësishme sa i përket titullit të Kampionatit spanjoll.





