Nga Max Fisher (The Atlantic)
Në nëntor te 1985-s, CNN autorizoi një sondazh qё i kërkonte amerikanëve te vlerësonin kërcënimin e Bashkimit Sovjetik në SHBA. Është e vështirë të përcaktosh se sa serioz, sa ekzistencial dhe i menjëhershme ishte ky kërcënim dhe amerikanët e dine mire këtë. Në atë kohë, 39000 raketa bërthamore sovjetike kishin ne shënjestër pjesën tjetër te botës, disa prej tyre ishin ne gatishmëri, duhej vetëm një e shtypur butoni dhe Amerika mund te shkatërrohej serish e serish. Mikhail Gorbaçov, ne atë kohe sa kishte marre pushtetin pas dy paraardhësve jetëshkurtër dhe te trazuar;por askush nuk ishte i sigurt se si do të vepronte ai. Në kuadër të Shtëpisë së Bardhë, Zëvendës Drejtori i CIA për Inteligjencë, Robert M. Gates këmbënguli se Gorbaçovi ishte një tjetër “vështirësi” me te cilën duhej përballur; diçka që u reflektua në vendimin e presidentit Reagan për të rritur shpenzimet ushtarake dhe për të denoncuar publikisht kërcënimin sovjetik, veçanërisht si pjesë e Fushatës se vitit 1984 për rizgjedhjen e tij .Dy vjet më parë, ai kishte quajtur Bashkimi Sovjetik "perandoria e së keqes", avionët sovjetikë kishin rrëzuar një aeroplan korean, i cili kishte ne bord një kongresmen amerikan, SHBA-ja kishte pushtuar Grenadën dhe Bashkimi Sovjetik kishte filluar përgatitjet për luftë termobërthamore kundër SHBA-ve pas keqinterpretimit te një Testi me raketa te NATO-s, si përgatitje për një sulm parandalues. Kjo ishte, siç deklaroi një nga përkrahësit e Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë, Micah Zenko, "koha me pak e sigurt për te jetuar në tokë". Sipas sondazhit të nëntorit te 1985-s, 76 % e amerikanëve e shihnin Bashkimin Sovjetik si një kërcënim "shumë serioz". Vetëm 32 % e të anketuarve e klasifikuan perandorinë e së keqes si një kërcënim "shumë serioze".
Këtë javë, CNN publikoi një sondazh qe drejtonte te njëjtën pyetje, por këtë herë në lidhje me Iranin dhe vende të tjera armiqësore. Vlerësohet se 81 % e amerikanëve besojnë se Irani është një kërcënim "shumë serioz"ose “mesatarisht serioz”, 48 % e përshkruan këtë kërcënim si "shumë serioz". Ndërsa frika nga Irani ende nuk mund te krahasohet me lartësinë absolute të epokës së Reganit gjate Luftës së Ftohtë (CNN beri tre sondazhe gjatë konflikteve të 1983-it, duke arritur ne 90%, 87 % dhe 88% ). Rreziku qe i kërcënohet SHBA-ve nga Irani është real: ai ka lidhje direkt në dhunën e përdorur kundër SHBA-ve në Irak dhe ndoshta Afganistan, duke kërcënuar se do të dëmtonte ekonominë globale duke e mbyllur kanalin detar nëpërmjet të cilit kalonte pjesa me e madhe e naftës në botë, pra Irani nuk e fsheh armiqësinë e tij me Amerikën dhe ka shume mundësi te ketë faj dhe ne tentativën e për të vrarë ambasadorin e Arabisë Saudite në SHBA. Nëse Irani do te armatose programin e tij bërthamor, atëherë është kontribuuesi më i madh i ankthit perëndimor, tashmë ne një Lindjen te Mesme te paqëndrueshme qe ndodhet gjithnjë e me shume afër konfliktit, duke vijuar kështu me lista e kombëtare bërthamore ne rritje, duke shtuar rrezikun e luftës se padëshiruar bërthamore ose lëvizjen e lirshme te materiale bërthamore ne nivele dhe sasi te mëdha. Por, Bashkimi Sovjetik kishte dhjetëra mijëra armë bërthamore të gatshme për zjarr, në çdo qytet amerikan. Kurse Irani ka zero.
Bashkimi Sovjetik ka qenë në atë kohë një nga forcat ushtarake më të mëdha, më të avancuara e në historinë botërore, si dhe me një biografi te pasur ne fitoren e shume luftërave si për shembull, Gjermanisë naziste. Lufta e fundit konvencionale e Iranit ishte një 8-vjeçar i hidhur bllokimi me Irakun, të cilin SHBA-ja mundi (në terma konvencionale ushtarake, të paktën) në çështje javësh. Kërcënimi i pazakonte i Iranit është i vërtetë, por i kufizuar kryesisht në Lindjen e Mesme e te largët, por përpjekja e fundit e tij në tokën amerikane ishte një dështim spektakolar. Pra, pse amerikanët e shohin Iranin si një kërcënim i të njëjtit nivel me Bashkimin Sovjetik të viteve 1980? Në nje argumentim ne lidhje me “Marrëdhëniet me Jashtë” thuhet se SHBA-ja është me e sigurt se amerikanët ose sesa mendoje politikëbërësit amerikanë, por Zenko dhe Michael Cohen na sugjerojnë tre arsye:Dallimi midis kërcënimeve të huaja dhe atyre vendase vjen si rezultat e një turme faktorësh. Më e dukshme dhe e rëndësishme është politika zgjedhore. Rreziqet u shërbejnë interesave të dy partive politike. Paralajmërimet për një botë të rrezikshme janë ne avantazh te interesave të fuqishme burokratike. Spektri i katranosje se rreziqeve mbështet dhe justifikon buxhetet masive të ushtrisë dhe të agjencive të zbulimit, së bashku me infrastrukturën e sigurisë kombëtare që ekziston jashtë qeverisë; kontraktorët e mbrojtjes, grupet lobuese, grupet e ekspertëve dhe departamentet akademike. Për shkak të ekzagjerimit kronik të kërcënimeve, me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara, Uashingtoni mbivlerëson qasjet ushtarake të problemeve (duke përfshirë edhe ato qe mund te zgjidhen që mund të zgjidhen pa ndërhyrjen ushtarake). Nga ana tjetër, militarizimi i politikës së jashtme, të çon drejt paralajmërimeve te errëta në lidhje me efekte potencialisht të dëmshme të çdo përpjekje për te ri-balancuar shpenzimet e sigurisë kombëtare te SHBA-ve për t’u mbrojtur nga kërcënimet që janë me shume se thjesht ekzagjerime. Megjithatë, politikat e sotme nuk janë dhe aq unike. Reagan në vitin 1980 dhe 1984 reagoi si një udhëheqës i ashpër anti-sovjetik, i cili do të përballej me perandorinë e së keqes përreth globit. Politikanët amerikanë theksonin vazhdimisht rreziqet sovjetike për dekada me radhe, duke shkuar prapa në vitin 1964 "ad Daisy", e kredituar shpesh me ndihmësen e fitores Lyndon B. Johnson kundër Republikanit Barry Goldwater. Një faktor tjetër mund të jetë media. Në vitet 1980, CNN sapo kishte hedhur hapat e para dhe “bumin” e madh nuk e beri deri në vjeshtën e vitit 1991 te shpërbërjes se Bashkimit Sovjetik. Ne atë periudhe lajmet konsumoheshin shume rralle nëpër grupe te mbyllura dhe midis mediave edhe më pak.
Në vitin 1985, një amerikan, mesatarisht, mund të lexonte një gazetë në mëngjes dhe të shikonte një shfaqje televizive ne darke, le të themi 30 minuta nga lajmet e ofruara nga CBS prezantuar nga Dan Rather. ...Sot, ai ose ajo është “bombarduar” nga lajme të shumta, çdo sekonde, çdo minute nga kanale 24-orëshe te lajmeve, të cilat gjithashtu duhet të konkurrojnë me njëri-tjetrin. Një shikues mund të dëgjoje te flitet me qindra here rreth Iranit në rrjedhën e një cikli lajmesh, duke përfshirë këtu edhe opinionet e ekspertëve, gjë qe dukej e paimagjinueshme 30 vjet me pare. Le te mos “gërmojmë” me mire rreth mediave e lajmeve, vetëm te kujtojmë që struktura e medias ka ndryshuar me përparimet teknologjike dhe se këto ndryshime kanë ndryshuar konsumimin e nje informacioni. Segmente të rastit paralajmërojnë në lidhje me një "arsye te re e te tmerrshme", frika nga grupi terrorist i Iranit, “A-Team” (ndoshta jo-ekzistent) me bazë në SHBA. Deklarohet se askush nuk e “blen” pretendimin e Iranit se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore" (në fakt, komuniteti i zbulimit amerikan ka qenë mjaft i qartë se Iranit ende nuk i është gjetur asnjë armë bërthamore) dhe "a është Irani duke planifikuar një sulm kundër Amerikës"? Për një segment 8-minutësh që në asnjë pikë nuk paraqet fakte për këtë dëshmi... gjeja me e mire dhe ndoshta më me ndikim, është prirja për të theksuar aspektet e një historie që mund te tërheqë vëmendjen e teleshikuesit: si për shembull, kërcënimit nga një program bërthamor nga ana e Iranit mund t’i dedikohet me shume minutazh se rikujtimit të fuqive dhe objektivave te pushtetit iranian. Ky lloj “mbulimi mund të na shpjegojë pse 84 % e amerikanëve besojnë se Irani po krijon armë bërthamore dhe 71 % e tyre besojnë se Teherani tashmë i posedon ato. Po te besh nje krahasim, zero %, pra asnjë prej shefave ushtarake dhe atyre të zbulimit amerikan nuk besojnë tek asnjëra prej këtyre supozimeve. A ka mundësi qe lloji i informacionit, që këto dy grupe konsumojnë, te luajë një rol te rëndësishëm ne mënyrën sesi ata konceptojnë boten dhe çka ndodh rreth saj?