“Nuk ka luftë mes meje e Seedorf. Ka diskutime në zhveshtore, por kjo është normale, ndërsa nuk ka luftë me të ose ndonjë lojtar tjetër”, ka thënë Allegri.
Ndërkaq, Clarence Seedorf ka pranuar se ka shprehur pakënaqësinë e tij kundrejt trajnerit, pas barazimit prej 1-1 ndaj Bolognas.
Holandezi ka deklaruar se nuk është i kënaqur me situatën aktuale të Milanit dhe se këtë ia ka bërë të qartë trajnerit.





