“Liga e Kampionëve ende nuk është e garantuar, por ne mund ta bëjmë këtë nëse mbajmë këtë nivel paraqitjesh sikurse ndaj Aston Villës”.
“Ne kemi kaluar nëpër periudha të vështira, ne kemi mësuar se asgjë nuk është e garantuar dhe se duhet të mbajmë fokusin për të përfunduar sezonin në një mënyrë bindëse. Unë nuk kam pritur që të jemi në vendin e tretë, sepse kjo nuk varet nga ne. Kemi pasur nevojë për rezultate pozitive tonat dhe të dobëta të kundërshtarëve dhe kështu edhe ndodhi, e kjo është mirë për ne”, ka deklaruar francezi.





