Lojtarët e United u treguan më të rrezikshëm në gjysmën e parë, gjatë të cilës arritën të realizojnë një herë, ndërkohë që vendasve iu anulua një gol për prekje të topit me dorë.
Pas një ore lojë, Ashley Young e dyfishoi epërsinë, ndërsa të gjithë punën e kreu anësori portugez, Nani.
Young pranoi një top nga Patrice Evra për ta shënuar golin e dytë personal në këtë ndeshje (69’) dhe për t’i dhënë fund dilemës për fituesin.
Në vazhdim, i porsainkuadruari në lojë, Jermain Defoe, realizoi një gol për Tottenhamin (87’), mirëpo ky rezultoi goli i nderit për vendasit.
Pas këtij triumfi, Manchester United mban hapin në garën për titullin e kampionit të Anglisë dhe gjendet dy pikë prapa liderit, Manchester City.