Trofeu i 72-të në karrierën e Federer

Roger Federer e ka fituar turneun Emirates Dubai, pasi në finale e ka mposhtur britanikun Andy Murray.

Zvicerani ishte bindës duke fituar me rezultat 2-0 në sete (7-5 dhe 6-4).

Ky ishte trofeu i pestë i Federer në turneun e Dubait dhe i 72-ti në karrierë.

Në këtë mënyrë, tenisti i tretë në botë po vazhdon me formën e mirë, pasi vetëm para dy javësh ishte më i miri në Roterdam.

Pas triumfit, ai ka thënë se shpreson që ky trofe t’i shërbejë për vazhdimin e ngritjes së formës për turnetë e radhës.