Menezes ka thënë për Globoesporte se vendimi i sulmuesit për ta shtyrë transferimin e tij në Evropë është për t’u përshëndetur, megjithatë ka pohuar se vendimi duhet të merret një ditë.
“Për një zhvillim final, që ai të fitojë më shumë respekt, do të ishte e rëndësishme që të luajë në Evropë”, ka deklaruar trajneri.
Neymar mund ta vazhdojë karrierën te njëri nga gjigantët spanjollë, Barcelona ose Real Madrid, që po kërkojnë shërbimet e tij.





