Terry: Mbrëmja më e mirë në histori të klubit

Mbrojtësi i Chelseat, John Terry, e ka përshkruar mbrëmjen e triumfit ndaj Napolit si natën më të mirë që e ka përjetuar ndonjëherë klubi londinez.

“Kjo mund të tejkalojë të gjitha sukseset tona të së kaluarës. Djemt shfaqën paraqitje të mrekullueshme, vërtet solide, vërtet paraqitje e mirë, me shumë fuqi për të vënë hapa para”.

“Ne kemi dëshmuar se jemi ekip. Ajo dëshirë, ai bashkim ekipor. Ne kemi treguar se prej çfarë jemi të përbërë”, ka thënë Terry.