Mysafirët nga Mitrovica ishin përforcuar gjatë afatit kalimtar dimëror dhe sulmuan portën kundërshtare, duke kaluar në epërsi me golin e Shpëtim Babajt në minutën e tetë të takimit.
Epërsia u dyfishua shpejt (15’) me anë të Argjent Mustafës, i cili realizoi me kokë.
Intelektualët u munduan që të rikthejnë gjithçka, por ajo që arritën ishte vetëm një gol anga Armend Kastrati, duke bërë që ndeshja të përfundonte me rezultatin 1-2 për Trepçën.
Drita mbetet në vendin e dytë me 32 pikë, tri pikë më pak se liderja Prishtina, teksa Trepça me këtë fitore ka grumbulluar 22 pikë.





