| "Shtrëngata" i përket zhanrit të pjesëve romantike elizabetiane. Ajo kombinon elemente të tragjedisë (hakmarrja e Prosperos) me ato të komedisë romantike (dy të dashurit e rinj, Miranda dhe Ferdinanti), dhe ashtu si një nga veprat problematike të Shekspirit, "Masë për Masë", ngre disa çështje më të thella që nuk zgjidhen krejtësisht në fund. Zhanri romantik dallohet nga përfshirja (dhe sinteza) e këtyre komponentëve tragjikë, komikë dhe problematikë, si dhe nga fundi i lumtur (zakonisht një maskë ose valle), ku të gjithë, ose shumica e karaktereve, pajtohen me njëri-tjetrin. |
"Shtrëngata" i përket zhanrit të pjesëve romantike elizabetiane. Ajo kombinon elemente të tragjedisë (hakmarrja e Prosperos) me ato të komedisë romantike (dy të dashurit e rinj, Miranda dhe Ferdinanti), dhe ashtu si një nga veprat problematike të Shekspirit, "Masë për Masë", ngre disa çështje më të thella që nuk zgjidhen krejtësisht në fund. Zhanri romantik dallohet nga përfshirja (dhe sinteza) e këtyre komponentëve tragjikë, komikë dhe problematikë, si dhe nga fundi i lumtur (zakonisht një maskë ose valle), ku të gjithë, ose shumica e karaktereve, pajtohen me njëri-tjetrin. Pasuria e "Shtrëngatës" si pjesë teatrale harmonizohet me komple-ksitetin e jashtëzakonshëm tematik të saj. Drama i sfidon shqisat tona dhe është një realizim i vetëdijshëm i orkestruar nga shëmbëlltyra e Shekspirit në magjistarin Prospero. Për më tepër, ka edhe polarizime të shumta, ku më të dukshme janë ato ndërmjet natyrës dhe qytetërimit apo artit. Këto linja tematike kanë shumë pika përputhjeje. Megjithatë, nga një këndvështrim i caktuar i tekstit, "Shtrëngata" bën një pyetje të vetme, të cilën Shekspiri e ka bërë edhe në shumicën e veprave të tjera: Çfarë është një qenie njerëzore? |





