Rooney është jashtë fushave që dy javë për shkak të një infektimi në fyt dhe nuk ka luajtur që nga fitorja ndaj Ajaxit në Europa League. Sidoqoftë, Ferguson është i bindur se Rooney do të kthehet në kohë për duelin krucial ndaj Spursave.
“Nëse ai do të jetë i gatshëm apo jo nuk e di sigurt, por Rooney ka stërvitur edhe pse Cleverley dhe Valencia janë jashtë sfidës”, theksoi Ferguson.





