Rikthimi gjeostrategjik i Rusisë

 Revista “Stratfor”

Rusia-map-political-regional


 

Revista e Inteligjencës dhe gjeopolitikës amerikane “Stratfor” ka ndjekur për një kohë gjatë, në mënyrë kronologjike rikthimin e Rusisë, e cila ka përfshirë lëvizjet të caktuara në politikën e jashtme dhe forcimit e rolit të fuqisë rajonale. Në veçanti, Moska ka përqendruar energjitë e saj në shtet ish satelite të ish-Bashkimit Sovjetik: Ukrainë, Bjellorusi dhe Moldavi, shtetet baltike, Estoni, Letoni dhe Lituani, në shtetet e rajonit të Kaukazit, Gjeorgji, Armeni dhe Azerbajxhan, si dhe shtetet e Azisë qendrore nga Kazakistani, Uzbekistani, Turkmenistani, Kirgistani dhe Taxhikistani. Në vitet e fundit, Rusia ka rritur influencën e saj në shumë nga këto shtete të sipërpërmendura, si nga ana politike, ekonomike, ushtarake po ashtu edhe nga ana sigurisë – sidomos me sinjalin e dhënë në luftën e gushtit 2008 me Gjeorgjinë. Sot, Moska është duke u përgatitur për fazën tjetër të rikthimit të saj: me një fazë që përfshin konsolidimin e pozicionit të Rusisë si forcë rajonale, por ajo gjithashtu do të përfshijë përdorimin e levave më delikate dhe ndikimin në zonat që Moska dëshiron t’i sjellë në “oborrin” saj - pse jo në mënyrë të  pakundërshtueshme.
***
Gjeopolitika e rikthimit rus – Padyshim forca gjeopolitike e Rusisë e ka prejardhjen nga dobësitë e saja të natyrshme gjeografike. Ka disa barriera natyrore që mbrojnë zemrën e Rusisë dhe kjo kërkon që Rusia të zgjerohet e të konsolidohet në territoret përreth zemrës së saj për të siguruar një zonë tampon si mbrojtje prej fuqive të jashtme. Me Oqeanin arktik që shërben si barrierë e vetme natyrore e Rusisë në veri, ky zgjerim historikisht i ka kërkuar Rusisë që të shtyhet në drejtim të Evropës Perëndimore (konsolidimin në Evropën Lindore dhe në Vendet Baltike), në jug të shtyhet në drejtim të botës islame (konsolidimin e Kaukazit) dhe në lindje në drejtim të Azisë (konsolidimin e Azisë Qendrore dhe Siberisë). Kur Rusia gllabëroi popujt dhe burimet, ajo u rrit nga një principatë të vogël e Evropës Lindore në shekullin e 13-të në dukatin e Madh të Moskës, që u bë Perandoria Ruse dhe pastaj u rrit akoma për t’u bërë Bashkimi Sovjetik, një nga shtetet më të mëdha në historinë e afërt botërore.
Megjithatë, ky zgjerim e ka shoqëruar çdo shtet rus me dy probleme themelore: ky e ka çuar Moskën në konflikt me një numër fuqish të jashtme dhe i ka dhënë detyrën e vështirë të sundimit të popujve të pushtuar (të cilët nuk ishin domosdoshmërish të lumtur për të qenë të sunduar nga Rusia). Gjeografia e Rusisë i kërkon asaj që të zgjerohet për të qëndruar e fortë, por në mënyrë paradoksale, sa më shumë që ajo zgjerohet aq më e vështirë dhe e kushtueshme bëhet qeverisja e territorit të saj të madh. Ndërkohë, mungesa e qasjes së Rusisë në oqeane e ka çimentuar pozicionin e saj si një fuqi tokësore, por kjo e ka dënuar atë ekonomikisht dhe ka dobësuar pozicionin e saj në krahasim me fuqitë e tjera që kanë qasje të drejtpërdrejtë në oqeanet e botës. Këta faktorë kanë krijuar një cikël në të cilin fuqia e  Rusisë rritet dhe bie. Kur Rusia është në rritje, ajo bëhet një fuqi rajonale e madhe në mos jo një lojtar global, dhe kur ajo bie,  është vetëm një çështje kohe para se të ngrihet përsëri. Pra, kur Bashkimi Sovjetik u shemb në vitin 1991 në fund të Luftës së Ftohtë dhe Moska humbi kontrollin mbi republikat përbërëse të saj dhe ra në kaos të brendshëm, këto rrethana nuk garantuan se Rusia ishte larguar përgjithmonë nga skena ndërkombëtare dhe se një botë njëpolare e dominuar nga Shtetet e Bashkuara do të zgjaste përgjithmonë. Sigurisht deri në fund të vitit 1990, Rusia ishte dobësuar rëndë si një fuqi gjeopolitike; ekonomia e saj ishte në kaos dhe ajo u përball me një disfatë ushtarake në Çeçeni, e cila fitoi pavarësinë de facto dhe u kërcënua për lëvizje të ngjashme brenda Rusisë.
Por, gjërat filluan të ndryshojnë me fillimin e mijëvjeçarit të ri. Duke filluar me presidencën e Vladimir Putinit në vitin 2000, Rusia ishte në gjendje t’i kthejë humbjet e saj në një tjetër luftë më të suksesshme në Çeçeni dhe pozita e Rusisë në periferi të ish-Bashkimit Sovjetik filloi të rritej në mënyrë të qëndrueshme. Një numër faktorësh ndikuan për këtë, duke përfshirë konsolidimin e brendshëm të udhëhequr nga Putini për të kapërcyer kaosin e viteve 1990, çmimet e larta botërore të energjisë dhe përfshirjes amerikane në botën islame. Në vitet e fundit, shumica e revolucioneve me ngjyrë, pro-perëndimore që përfshinë vendet e  ish-Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 2000, dështuan. Rusia ka rritur praninë e saj ushtarake në shumë nga këto shtete dhe është në procesin e krijimit të institucioneve ekonomike (më së shumti bashkimit doganor të saj me Bjellorusinë dhe Kazakistanin që është vendosur të bëhet Bashkimi Euro-aziatik). Me pak fjalë, Rusia është kthyer në gjendjen e saj tradicionale të fuqisë rajonale, dhe ndikimi i saj është në rritje në zonat e saj që historikisht  kanë qenë tampon gjeografik për të, të cilat janë aktualisht shumë prej shteteve të pavarura.
***
Vështrim rreth rikthimit të Rusisë – Në kontekstin e rikthimit faktor, imperativi i Rusisë ka qenë parandalimi i ndikimit të jashtëm dhe rindërtimi i saj. Sigurisht, planet e Rusisë për realizmin e këtij imperativi ndryshojnë nga njëri rajon në tjetrin në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, në çdo shtet në Europën Lindore, në Baltik, Kaukaz dhe Azinë Qendrore. Rigjallërimi i Rusisë nuk ka qenë pa probleme. Që prej pavarësisë, çdo shtet ish-sovjetik ka zhvilluar imperativët e vet: Konsolidimin e pushtetit brenda vendit dhe ruajtjen e një lloj sovraniteti. Gjithashtu, fuqitë e ndryshme të jashtme janë duke konkurruar me Rusinë për influencë në çdo vend ish-sovjetik. Prandaj, imperativi i Rusisë dhe i shteteve të tjera ish-sovjetike shpesh përplaset dhe ndonjëherë çon në marrëdhënie herë pas here të paqëndrueshme, kjo madje edhe me disa nga aleatët më besnikë të Moskës. Por fuqia është një koncept relativ dhe tani me të shumtat e shteteve të ish- Bashkimit Sovjetik janë shumë të dobëta që të qëndrojnë të pavarura nga Rusia dhe fuqitë e jashtme, në periferi, nuk mund ta arrijnë fuqinë e  Rusisë. Me ardhjen e Putinit në presidencë fillon një kapitull të ri për shtetin rus dhe është e rëndësishme që të vlerësohet progresi që Moska ka bërë në ringritjen e saj në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik si dhe se çfarë do të thotë në të ardhmen projektimi i fuqisë së saj.