“Po futem në vitin e pestë te Bayerni. Në këtë klub, në këtë qytet, ndjehem si në shtëpi. Jam shumë i lumtur dhe ndjehem i lirë këtu. Familja ime po ashtu ndjehet komforte. Dua t’i jap fund karrierës në këtë klub”.
“Kam gjetur një shtëpi e cila është afër qendrës stërvitore. Gjithçka është në vend për mua të ndjehem sa më mirë që mundem”, ka thënë Ribery për L'Equipe.