Redknapp: Chelsea jashtë garës për titull

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, nuk pret që shkarkimi i Andre Villas-Boas nga ana e Chelseat të ketë ndikim në garën për titull.

Villas-Boas dje u shkarkua nga posti i menaxherit të Bluve pas rezultateve të dobëta të arritura së fundi, që kanë bërë Chelsea të rreshtohet vetëm i pesti në tabelën e Ligës Premier dhe të jetë në prag të eliminim nga Liga e Kampionëve.

“Përderisa Mourinho nuk vjen, kjo nuk do të ndodhë (rikthimi në garën për titull), dhe nuk mendoj se ai do të vijë këtë javë”, ka thënë Redknapp.

Related Posts: