Sulmuesi i dikurshëm që ka veshur fanellën e Mbretërve gjatë viteve 1984-1995, konsideron se Jose Mourinho ka bërë një ekip më komplet se kurrë më parë.
“Kjo është me gjasë skuadra më e mirë Real Madridit e të gjitha kohërave. Vërtet mendoj se ky është ekipi më komplet në historinë e klubit”, ka deklaruar Butragueno për Marca.
Ai ka thënë se trajneri i Realit ka shumë opsione për të formuar një ekip të nivelit të lartë.





