Nestës i skadon kontrata në fund të sezonit dhe ish-reprezentuesi italian, i cili ishte prekur nga problemet me lëndimet në vitet e fundit, thuhet se është duke e shqyrtuar të ardhmen e tij.
Il Corriere dello Sport shkruan se mbrojtësi legjendar tani është kontaktuar nga Pirlo, në tentim për ta bindur që të kalojë te Juventusi si transfer i lirë në fund të sezonit, një hipotezë mjaft reale kjo duke marrë parasysh hezitimin e zyrtarëve të Milanit për t’ia rinovuar kontratën.