Më pas, ai u transferua te Juventusi ku qëndroi gjatë viteve 1997-2001, dhe që atëherë bart fanellën e Milanit.
Mirëpo, njeriu i njohur për aftësitë e tij për të shënuar, nuk është pjesë e planeve të trajneri të Rossonerëve, Massimiliano Allegri.
38-vjeçari përkundër moshës që ka nuk planifikon të pensionohet, ndërsa për shkak të situatës te klubi aktual, është në kërkim të një skuadre ku dëshiron minutazh për të luajtur.
Sipas mediave italiane, ai mund të transferohet te skuadra e Atalantas, ndërsa thuhet se tashmë kanë filluar bisedimet mes agjentit të tij dhe drejtuesve të klubit italian.





