Përralla - Fshatari, fëmija dhe stërqokat

Përralla - Fshatari, fëmija dhe stërqokat

Ishte koha e të mbjellurave. Një fshatar mbolli grurë dhe e ruante duke

ndejtur në këmbë. Ndërkohë mbërritën fluturimthi tufa të panumërta
stërqokash të zeza kërkëllihëse, e së bashku me to edhe garguj që hanin
farët. Me fshatarin ishte edhe djali i tij me hobë të zbrazët. Gargujt,
sipas zakonit. Përgjonin dhe në qoftë se fshatari në atë çast kërkonte
hobenë, iknin para se ta merrte. Mirëpo fshatari mendoi që t'i
mashtronte ndryshe. Prandaj filloi ta mësojë fëmijën duke i thëne:
Djali im, duhet ta mashtrojmë me mjeshtëri tufën e zogjve. Pra, kur të
mbërrinë zogjët, unë do të kërkoj bukë, por ti mos më jep bukë, por
hobenë.

Ia mbërritën gargujt dhe e mbuluan tokën. Fshatari këkroi bukë

sikurse u mor vesh me djalin. Zogjtë nuk ikën, kurse fëmija në vend të
bukës i dha hobenë plot me gurë.

Plaku shtiu njëherë dhe qëlloi një gargull në krye, tjetrin në

këmbë, kurse të tretin në krah; atëherë ata filluan të ikin. Në
ndërkohë u erdhën në ndihmë kojrilat dhe i pyetën se çka u ndoshi. Ata
u thanë:

Ikni prej fisit të prishur njerëzor, i cili ka mësuar që tjetër gjë të llomotitë e tjetër të veprojë.


I tmerrshëm është fisi i atyre që përdorin mashtrimin.

Related Posts: