Përralla - Dreri dhe Luani

Përralla - Dreri dhe Luani

Një dre i etshëm erdhi tek një burim. Ndërsa ishte duke pirë ujë, vuri

re në ujë hijen e vet e filloi të mburret për brirët e vet, duke parë
madhësinë e bukurinë e tyre, kurse për këmbët e veta u hidhërua që i
kish aq të holla e të hajthme. Derisa ende ishte duke menduar për këtë
gjë, ia bëhu luani e filloi ta ndjekë. Dreri ia dha këmbëve dhe u
largua mjaft prej luanit. Derisa ishte fushë pa drunj, dreri vrapoi
mirë e i shpëtoi rreziku, por kur mbërrini në pyll, në një vend me
drunj të dendur, brirët iu ngatërruan nëpër degët e drunjve. Dhe pasi
për këtë nuk mundi të vrapojë, luani e kapi. Para se të mbaronte dreri
në gojën e luanit, tha me vete:

I shkreti unë! Këmbët më shpëtuan, megjithëse mendova se ato do të

më lënë në baltë, kurse e gjeta belanë prej brirëve, në të cilët kisha
plot besim.


perralla shqipe, perrlla te bukura shqipe, perralla shqip, prralla shqip,prralla ne gjuhen shqipe, perralla te bukura,perralla popullore,perralle popullore, prrala popullore, perralla popullore shqipe,dreri dhe luani prralla shqipe, dreri dhe luani perralle, perralla dreri dhe luani


Related Posts: