“Messi është në nivel më të lartë se cilido lojtar në planet”.
“Neymar është talenti ynë më i madh. Unë besoj se ai mund të bëhet më i mirë se Messi. Ende ka hapësirë përmirësimi për të, mirëpo jo nëse ai vazhdon të luajë në Brazil”.
“Nëse ai nuk luan jashtë vendit, është e qartë se nuk do të jetë më i miri në botë”.
“Edhe pse futbolli brazilian po zhvillohet, akoma nuk e ka potencialin për të impresionuar jashtë vendit”, ka deklaruar Ronaldo për TV Cultura.





