Me nga një gol të shënuar në secilën pjesë, kryesuesit e tabelës në Serie A arkëtuan tre pikë të reja
Me epërsi minimale të mysafirëve skuadrat shkuan në pushim, ndërsa ishin pikërisht Rossonerët ata që luajtën më mirë në fraksionin e parë, përderisa vendasit tentuan të shënonin me kundërsulme.
Edhe në gjysmën e dytë, Milani nuk lejoi befasi, por e shënoi edhe golin e sigurisë me anë të Urby Emanuelson (55’).
Kjo fitore e distancon Milanin me shtatë pikë nga Juventusi që ndeshjen e kësaj xhiroje e zhvillon në terren të Fiorentinas.





