Mexhit Premçi - Kritika 1



Kritika tekstore, komplekse, në vështrimin tim, është modeli më i mirë që analizon, gjykon, evidenton dhe përcakton me profesionalizëm vlerat, jovlerat dhe kundërvlerat. Ajo nuk është as e bardhë e pastër, as e zezë si e tillë, por konkrete si burim nga teksti dhe komplekse ashtu si njeriu, si protagonisti i kryeveprave, si një komunitet njerëzor, ku e mira dhe e keqja, e bukura dhe e shëmtuara, vlera dhë jovlera, bashkëjetojnë në luftë të vazhdueshme ekzistenciale.
Autori:
Mexhit Premçi
Titulli:
Kritika 1
Gjinia:
Drame, Regjizure, Aktrim
Çmimi:
800 Lekë
Nr. faqesh:
500
ISBN:
99943-41-40-5



Kritika tekstore, komplekse, në vështrimin tim, është modeli më i mirë që analizon, gjykon, evidenton dhe përcakton me profesionalizëm vlerat, jovlerat dhe kundërvlerat. Ajo nuk është as e bardhë e pastër, as e zezë si e tillë, por konkrete si burim nga teksti dhe komplekse ashtu si njeriu, si protagonisti i kryeveprave, si një komunitet njerëzor, ku e mira dhe e keqja, e bukura dhe e shëmtuara, vlera dhë jovlera, bashkëjetojnë në luftë të vazhdueshme ekzistenciale.

Një kritikë e tillë është sfiduese e kritikës entuziaste, që percepton dhe evidenton vetëm atë që sheh si pozitive, madje duke e mistifikuar dhe alibiuar atë; sfiduese e kritikës nihiliste, që sheh dhe thekson vetëm negativen, duke mohuar çdo vlerë; është sfiduese edhe e kritikës ekuilibriste e konformiste, që bën kompromise me vlerat dhe jovlerat e veprave sipas autorëve, miqësisë, shokërisë e klanit dhe interesave të ndryshëm.

Kritika tekstore, komplekse, është e aftë të zbulojë dhe përcaktojë vlerat e larta, mesatare dhe mediokre, madje dhe kundërvlerat, sipas kriterit artistik, estetik dhe mesazhor, në qasje me kryeveprat, duke sfiduar çdo gjykim kritik me gjysmën e kokës...