“Qëllimi im gjithmonë ka qenë të qëndroj te Barcelona dhe ta përfundoj karrierën time këtu”.
“Siç kam thënë gjithmonë, askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, por nëse më takon mua që të vendos, do të qëndroja te Barcelona për pjesën e mbetur të karrierës”.
“Nuk i kam parë ekipet e mëdha për të cilat flasin njerëzit se kanë ekzistuar gjatë historisë. Për shkak të moshës sime, nuk kam mundur t’i shoh ekipet e mëdha me të cilat krahasohemi”.
“Por nga ajo që kam parë, mendoj se Barcelona është më e mira, megjithatë nuk mund ta bëj një krahasim real, sepse nuk di sa duhet për të tjerët”, ka thënë argjentinasi për Sky Sports.





