Duke folur për BBC Sport, ai ka thënë se ka disa lojtarë në Angli të cilët i admiron.
“Ka disa lojtarë kualitativ në Ligën Premier si Kun Aguero, i cili është miku im. Vërtet më pëlqen se si luan ai. Rooney dhe Van Persie luajnë vërtet mirë – ata janë lojtarë të shkëlqyeshëm”, ka thënë Messi.