Me çka shprehet kryefjala?
Kryefjala shprehet me:
a) emër në rasën emërore, të shquar e të pashquar, në numrin njëjës e shumës: Dritani u lag nga shiu. (kush?)
b) përemër (dëftor, të pacaktuar, lidhor, vetor të çdo vete a numri): Ajo më kërkoi një trëndafil të kuq
c) numëror: Të dy filluam të ecnim duke çaluar në korridor.
d) grup emëror: Yt vëlla të la vetëm.
Shih edhe:Kryefjala





