Martesa dhe llojet e saj ?

Martesa dhe llojet e saj ?

Me kalimin ne monogami martesa merr formen e plote te institucionit shoqëror.

Martesa e parahistorise ka kaluar ne etapa:

Martesa grupore (endogamia, ekzogamia), Martesa poligamike (Poligonia, poliandria) dhe Martesa monogamike. 

Me endogami nënkuptojmë marrëdhëniet martesore brenda fisit dikur gjinisë apo klasit. 

Egzogamia është formë e marrëdhënieve të mashkullit dhe femrës që nuk i takojnë një fisi. 

Me martesën poligamike nënkuptojmë formën martesore kur burri ka shumë partnere për të hyrë në marrëdhënie martesore. Poligamia është martesë e një mashkulli me shumë gra.

Poliandrior është martesa e një gruaje me shumë burra.

Bigamia është institucion martesor i një burri me dy gra. 

Biandria është institucion martesor i një gruaje me dy burra.

Sororati është institucion martesor kur burri martohet me motren e gruas.

Lavirati është institucion martesor kur vëllai i gjallë apo mashkulli i familjes së vëllait të vdekur “kthen gruan” martohet me gruan e vëllait të vdekur.