Bryant, i cili pësoi një lëndim dhe një tronditje të fuqishme pikërisht nga ylli i Miamit, Dwyane Wade, në ndeshjen All Star vikendin e kaluar, bëri një kontribut të hershëm me 18 pikë në çerekun e parë dhe shtoi gjashtë pikë të vonshme të njëpasnjëshme në çerekun e katërt.
“Është kënaqësi të përballesh me më të mirët. Kjo gjithmonë të jep kënaqësi”, ka thënë Bryant, duke iu referuar Wade dhe LeBron James. Ky i fundit ishte më i dalluari te Miami me 25 pikë, 13 kërcime dhe shtatë asistime.
Ndeshja ishte e shoqëruar edhe me përplasje të vogla, të cilat ishin vazhdë e përplasjeve nga ndeshja All Star.
James dhe Pau Gasol u ndëshkuan me faulle teknike për një zënkë të vogël në fund të çerekut të tretë, derisa Wade u fishkëllye vazhdimisht nga turma dhe dështoi duke shënuar vetëm shtatë nga 17 tentimet dhe grumbulloi vetëm 16 pikë.