Argjentinasi është jashtë aksionit për më shumë se një muaj për shkak të lëndimit, ndërsa është pritur se do të luajë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Mirëpo, trajneri Jose Mourinho nuk i ka përfshirë ata në skuadrën e plotë prej 19 lojtarësh.
Po ashtu, për shkak të lëndimeve do të mungojnë edhe Jose Callejon dhe Ricardo Carvalho, ndërsa Xabi Alonso është i suspenduar.
Nga ana tjetër, në skuadrën e Los Blancos kthehen Mesut Ozil dhe Pepe, të cilët nuk luajtën ndaj Real Sociedadit për shkak të suspendimit.





