Mbrojtësi edhe më parë është lidhur me një kalim te klube si Arsenali dhe Tottenhami, por tani ka tërhequr dhe vëmendjen e gjigantit italian.
Vertonghen ka kontratë deri në vitin 2013 me Ajaxin dhe ka deklaruar se nuk e ka ndërmend ta rinovojë atë. Ajaxi dëshiron ta shesë, kështu që Juventusi pa ndonjë problem mund ta transferojë atë, për ofertën e duhur.