Skuadrat zhvilluan një gjysmë të parë mjaft dinamike, të cilën e dominoi skuadra vendase.
Ndërkohë që mysafirët patën disa raste mjaft të rrezikshme shënimi. Sidoqoftë, ekipet shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes.
Mirëpo, pas një harkimi nga këndi të Andrea Pirlos, Martin Caceres kërceu më lartë në zonë dhe e mposhti Cesarin (57’).
Që nga momenti i shënimit të golit, Bianconerët e morën sërish lojën në dorë dhe filluan të krijonin raste të volitshme për të shënuar.
Pas kësaj fitoreje, Juventusi gjendet katër pikë prapa Milanit dhe vazhdon të qëndrojë në garë për titull.





