Ish-sulmuesi bardhezi, Marco Di Vaio, pranoi një top nga Gaston Ramirez, për ta mposhtur Buffonin (17’) dhe me epërsi të vendasve skuadrat shkuan në pushim.
Në gjysmën e dytë, Mirko Vucinic e barazoi rezultatin pas asistimit të Andrea Pirlos (58’).
Në vazhdim ndeshja u tensionua, që për pasojë pati largimin e trajnerit mysafir, Antonio Conte, si dhe përjashtimin e Leonardo Bonuccit me kartonin e dytë të verdhë.
Juventusi gjendet në vend të dytë në tabelë me dy pikë më pak se lideri Milan.





